MENU
klinika

"Kishim 1 vit që po e planifikonim"

Pushtimi i Ukrainës, deputeti rus bën deklaratën e fortë

03.03.2022 - 16:17

Një deputet rus ka deklaruar se Moska ka nisur planifikimin e Ukrainës rreth 1 vit më parë. Kjo deklaratë është dhënë nga Rifat Shaykhutdinov, për televizionin “Channel One”

“Me nuk e përgatitëm këtë operacion spotanisht. Kishim më shumë se një vit përgatitje. Ne e kuptuam se çfarë po ndodhte sepse i kishim paralajmëruar paraprakisht.

Ai theksoi se Rusia do të ishte sulmuar nëse nuk do të pushtohej.

“Sapo mbërritën të dhënat e inteligjencës… se do t’i mundim dy ditë duke sulmuar, sigurisht që mbi të gjitha po mbrojmë qytetarët tanë atje”.

Vlen të përmendet se Rusia ka ashpërsuar reagimin e saj këto ditë dhe kërkon me çdo kusht të marrë sa më shumë qytete ukrainase.

Nga ana tjetër, rezistenca ukrainase është e fortë dhe deri më tani, ata pretendojnë se i kanë shkaktuar shumë humbje armikut.