MENU
klinika

"Kërcënim për sigurinë e Evropës"

Udhëheqësit botërorë dënojnë sulmin rus ndaj centralit bërthamor në Ukrainë

04.03.2022 - 11:13

Udhëheqësit botërorë kanë dënuar sulmin e forcave ruse mbi centralin bërthamor të të Zaporizhzhia dhe akuzojnë Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë.

Centrali bërthamor i Zaporizhzhia është më i madhi në Evropë dhe ndodhet në juglindje të Ukrainës. Ai u përfshi nga një zjarr masiv gjatë orëve të para të së premtes pas një sulmi të ndërmarrë nga forcat ruse.

Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, por centrali u morr nën kontroll nga rusët.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se sulmi “i pamatur” i Rusisë mund të “kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”.

Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia “duhet të pushojnë menjëherë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Paralajmërohet katastrofë më e madhe se e Çernobilit

Rusia sulmon termocentralin më të madh bërthamor në Evropë