MENU
klinika

Ja ç'duhet të dini

Dieta ‘pro’ dhe ‘kundra’ lëkurës së yndyrshme

04.03.2022 - 16:19

Jeni lodhur duke pasur një fytyrë të yndyrshme? Jo vetëm produktet që përdorni kundra lëkurës së yndyrshme ju ndihmojnë, edhe ushqimet kanë një rol të rëndësishëm gjithashtu. Duke konsumuar më shumë ushqime specifike e duke ndenjur larg disa të tjerave, yndyra nuk do të jetë më problem në lëkurën tuaj.

Hani sa më shumë perime dhe fruta të pasura me fibra

Reduktimi i toksinave në trup mund t’ju ndihmojë të përmirësoni gjendjen e lëkurës, e cila është një organ i eliminimit të mbeturinave dhe mbingarkesa i shkakton një gjendje të tillë. Për t’i nxjerrë jashtë ato papastërti, përfshini më shumë fruta të freskëta dhe perime në dietën tuaj, pasi janë burime të shkëlqyera të fibrave. Gjithashtu, ju ndihmojnë dhe në pastrimin e lëkurës.

Mos hani gjëra me sheqer

Të gjithë e dimë që sheqeri i bardhë i rafinuar është shumë i dëmshëm për shëndetin. E dinit që stimulon dhe yndyrën në fytyrë? Kjo për shkak se sheqernat e rafinuara shkaktojnë inflamacion dhe disbalancë hormonale, të dyja këto përgjegjëse për ta bërë lëkurën të duket e yndyrshme. Qëndroni larg ëmbëlsirave për të evituar puçrat dhe shkëlqimin në fytyrë.

Hani ushqime me yndyra të shëndetshme

Për të luftuar inflamacionin i cili lidhet me prodhimin e tepërt të yndyrës, konsumoni ushqime që përmbajnë yndyra të shëndetshme, sidomos acide yndyrore omega-3 të njohura për vetitë anti-inflamatore.  Disa burime të shkëlqyera acidesh yndyrore omega-3 janë salmoni, trofta, sardelet, toni.

Mos hani karbohidrate të përpunuara

Kur bëni pazara qëndroni larg produkteve që përmbajnë drithëra të rafinuara sepse mund ta bëjnë lëkurën tuaj të duekt më me shkëlqim se kurrë. Gitashtu këto ushqime janë përgjegjëse për yndyrën reth barkut ose belit dhe ekspertët e lidhin konsumimin e tyre me diabetin ose sëmundjet e zemrës.

Hani drithëra të plota

Hani drithëra të plota të cilat janë të pasura në antioksidantë dhe fibra. Orizi i zi, tërshëra, quinoa dhe pastat integrale, janë aleate të mira të shëndetit dhe lëkurës suaj.

Mos hani bulmet

Sipas ekspertëve të lëkurës, qumështi dhe nënproduktet e tij janë jo fort pozitive për lëkurën, sidomos nëse e keni të yndyrshme dhe të predispozuar ndaj akneve. Kjo për shkak se bulmeti mund të rrisë nivelet e inflamacionit. Të shqetësuar se ku do ta merrni kalciumin? Ka shumë perime me gjethe jeshile tek të cilat gjendet me bollëk.

Preferoni si vakte të ndërmjetme farat dhe frutat e thata

Përveç peshqve që përmendëm më sipër, edhe farat e frutat thata janë burime të mira të acideve omega 3 kështu që përdorini në sallata ose hajini siç janë si vakte të ndërmjetme.

Mos hani fast-food dhe ushqime të paketuara

Janë plot yndyra dhe kjo është arsyeja pse e bëjnë lëkurën tuaj të duket gjithë shkëlqim. Përveç lëkurës, janë të dëmshme edhe për zemrën e shëndetin në përgjithësi. Bëni zgjedhje të zgjuara dietologjike për të larguar yndyrën e tepërt nga lëkura dhe për të shpëtuar edhe nga shumë probleme të tjera shëndetësore.

Hani ushqime të pasura me vitaminë C

Të gjithë e dimë që vitamina C ndihmon për të forcuar sistemin imunitar. E dini që gjithashtu është e dobishme për probleme të ndryshme të lëkruës, përfshirë edhe yndyrën? Ushqimet e pasura me vitamiën C ju bëjnë të dukeni më të rinj, pasi kjo vitaminë ndihmon në sintezën e kolagjenit, një proteinë që e bën lëkurën të jetë elastike dhe e butë.

Mos hani mish të kuq

Ekspertët thonë se mishi i kuq përmban hormone, kështu që konsumi i tij mund të shkaktojë disbalancë të hormoneve tuaja gjithashtu probleme që fillojnë nga ato kozmetike si yndyra në lëkurë e me radhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ekzema një sëmundje që nuk shërohet...

Ja si të minimizoni irritimin e lëkurës