MENU
klinika

Lufta Ukrahinë - Rusi

Senatori amerikan, Graham: Zgjidhja e vetme… ”Putini”!!!

04.03.2022 - 18:07

          Veterani i Partisë Republikane: ”Duhet të ngrihet dikush e t’i japë fund me këtë djalë”

Senatori amerikan Lindsay Graham, veteran i Partisë Republikane, ka bërë thirrje për vrasjen e presidentit rus, Vladimir Putin, si zgjidhje të krizës në Ukrahinë.

”Si do të përfudojë? Dikush në Rusi, duhet të çohet e t’i japë fund me këtë tip” – ka thënë Graham, gjatë një interviste në ”Fox News”, raporton ”LaStampa”.

Senatori i Karolinës së Jugut iu kthye më pas, argumentit të një publikimi në tweet, ku ka pohuar se vetëm rusët mund ta ”sistemojnë” këtë çështje, ndërkaq me pyetjen retotike nëse “ka ndonjë Brut, Rusia” – (Brutus – një prej vrasësve të Jul Cezarit).

Referuar më vonë, oficerit gjerman që u përpoq më kot të vriste Adolf Hitlerin, në vitin 1944, Graham sugjeronte nëse kishte “një kolonel Stauffenberg, më me shumë fat”, pasi “ai do t’i bënte një shërbim të madh, vendit të tij dhe botës”.

Në një postim të mëvonshëm, senatori shtoi se “të vetmit njerëz që mund ta zgjidhin këtë problem, janë rusët. E lehtë për t’u thënë, por e vështirë për t’u bërë. Duhet ecur përpara, kur për më tepër, nuk dëshiron të jesh në errësirë ​​për pjesën tjetër të jetës. As i izoluar nga pjesa tjetër e botës, në varfëri të plotë”.