MENU
klinika

Detajet

Sesioni Plenar i Parlamentit për Tolerancë e Paqe çel punimet

16.11.2018 - 16:39

Ka nisur sesioni i Dytë Plenar i Parlamentit Ndërkombëtar për Tolerancë dhe Paqe nën kujdesin e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi.

Në fjalën e tij, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta u shpreh se është nder dhe vlerësim i merituar për Shqipërinë që të jetë mikpritëse e një eventi të tillë me impakt global.

Presidenti Meta tha se terrorizmi dhe ekstremizmi fetar po shfrytëzojnë ‘globalizmin e propagandës’, Ithtarët e tyre po përdorin instrumente jo konvencionale të dhunës për të frymëzuar përçarjen mes civilizimeve, popujve dhe kulturave të ndryshme.

Ndër të tjera, Meta theksoi faktin se ky forum dhe kjo platformë unikale ndërkombëtare e ‘Këshillit Botëror për Tolerancën dhe Paqen’, ku bashkohen përpjekjet dhe axhendat e qeverive dhe organizatave joqeveritare është në linjë me objektivat e Organizatë së Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar më së miri në promovimin e kulturës së paqes dhe tolerancës mes kombeve, në luftën kundër diskriminimit racor dhe gjinor, ekstremizmit fetar dhe etnik, si dhe në krijimin e urave të bashkëpunimit mes civilizimeve dhe kulturave të ndryshme.

Kreu i Kuvendit, Ruci uroi të gjithë organizatorët për realizmin e këtij aktiviteti të rëndësishëm në vendin tonë.

Shqipëria, vuri në dukje Kryetari i Kuvendit, u kontribuon qytetërimeve të sotme me asetin e saj më të çmuar: tolerancën dhe bashkëjetesën etnike e fetare.

Ndaj, ky diamant i kombit shqiptar, tha Ruçi, është zhvilluar e lartuar nga të gjithë përfaqësuesit dhe savantët e tij, nga Shën Tereza te Ismail Kadareja, por edhe nga njerëzit e thjeshtë shqiptarë, kudo ku ndodhen.

“Nuk mund të ketë zhvillim, mirëqenie dhe paqe të vendit e popullit të cilit i përkasim, veçmas mirëqenies dhe dinjitetit të popujve e vendeve të tjerë, të afërt apo të largët, të mëdhenj apo të vegjël. Prandaj nga kjo tribunë, në emër të popullit të Shqipërisë dhe të kombit shqiptar ju bëj thirrje, që të rikujtoni kolegët tuaj parlamentarë, por edhe qeveritë që keni votuar, se Republika e Kosovës, një shtet i ri, i krijuar prej një dekade, prej përpjekjesh titanike të forcave më progresiste të botës së sotme, kërkon me legjitimitet, meritë e dinjitet më shumë njohje ndërkombëtare”-përfundoi fjalën Ruçi.

Presidenti turk do të pritet nga Rama!

Erdogan viziton Tiranën! Zbardhen detajet

“Deputetët morën benefite nga Basha, po i shfrytëzojnë me Berishën’’

Qafoku: Secili në PD lufton për postin personal

"Bojkot nga drejtësia dhe shoqëria civile!"

BIRN: Vetmia e komisionit “Xhafaj”

"Takime me njerëzit brenda e jashtë partisë"

Zgjedhjet 2025/ Rama publikon pamjet e drejtuesve politikë të PS