Autoritetet greke kanë arrestuar vrasësin e katërfishtë të familjes shqiptare në Andravida të Greqisë.
Autori i krimit makabër në Greqi, ka rrëfyer se si masakroi familjen shqiptare për qiranë e banesës. Ai u arrestua gjatë natës në Patra dhe ka dhënë fjalët e para për policinë duke thënë se si vrau fillimisht Klodianin dhe bashkëshorten e tij dhe më pas dy fëmijët e çiftit.
Ai i tha policisë se familja shqiptare nuk i kishte dhënë qiranë, por mediat greke raportojnë se ai donte ta nxirrte familjen shqiptare nga shtëpia e tij pasi kishte gjetur qiraxhinj të tjerë me një çmim më të lartë.
Autori i krimit duket se e kishte planifikuar vrasjen pasi mëparë kishte marrë masat edhe për zhdukjen e trupave duke i ngarkuar në një kamionçinë me qëllim heqjen e tyre nga shtëpia pasi kishte finalizuar planin djallëzor.