MENU
klinika

NBA

Bucks mposht Bulls, Philadelphia merr vendin e dytë

05.03.2022 - 15:47

Philadelphia ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores 125-119 ndaj Cleveland, duke korrur suksesin e pestë radhazi. Maxey me 33 pikë ishte shënuesi më i mirë për Philadelphia, mbështetur nga Harden me 25 pikë e 11 asist si dhe Embiid me 22 pikë.

Fiton edhe Milwaukee, që mundi 118-112 Chicago Bulls, një përballje mes dy ekipesh pretendente në Lindje. Antetokounmpo realizoi 34 pikë e 16 rebound, duke qenë më i miri në parket, ndërsa 30 pikët e LaVine dhe 29 të DeRozan për Bulls mbetën për statistikë.

Phoenix Suns ruan kreun e renditjes në Perëndim, pas fitores 115-114 ndaj New York, në një takim me shumë rivalitet. Johnson me 38 pikë ishte lider në parket për Suns.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN