05.03.2022 - 18:34
Bayern Munchen nuk ka shkuar më larg se një barazim 1-1 në ndeshjen e javës së 25-të të kampionatit gjerman të luajtur në shtëpi kundër Bayer Leverkusen.
Gjithçka ka nisur mirë për skuadrën e Nagelsmann, që ka zhbllokuar takimin në minutën e 18-të të pjesës së parë dhe ka kaluar në avantazh më një gol të Niklas Sule, lojtar që sezonin e ardhshëm do të luajë për Dortmund.
Befasia për vendasit ka ardhur në minutën e 36-të, kur Thomas Muller ka devijuar në portën e tij një goditje dënimi të Leverkusen-it, duke fiksuar shifrat në 1-1.
Bayern kryeson renditjen e Bundesliga-s me 59 pikë, nëntë më shumë se Borussia Dortmund e vendit të dytë, por verdhezinjtë kanë një ndeshje më pak.