Ka vuajtur disi në pjesën e parë, por në të dytën Chelsea ka “shpërthyer” me 4 gola në transfertë ndaj Burnley. Një sukses që blindon vendin e tretë në Premier League nga Blutë e Londrës.
Gjithçka ka ndodhur në pjesën e dytë, me londinezët që kanë shënuar 3 gola në harkun e 10 minutave me James (47′) dhe Havertz (52′, 55′), duke u bërë skuadra e parë në Premier League që shënon 3 gola në 10 minutat e para të pjesës së dytë pas Manchester City-t kundër Newcastle në tetorin e 2015-ës. Goli i katërt është realizuar nga Pulisic në minutën e 69-të.
Ndërsa Southampton më në fund mundet pas 7 ndeshjesh në të gjitha kompeticionet. Ekipi i Brojës u mund e rezultatin 4-0 në kampionat nga Aston Villa. Armando Broja luajti titullar në këtë sfidë, por nuk pati shumë raste për të shënuar.
Në minutat e fundit të sfidës sulmuesi shqiptar nuk i përmbajti nervat dhe u konfrontua me ish-lojtarin e Interit, Eshly Jong, dhe me shokët e tij të skuadrës. Me këtë humbje Southampton mbetet në vendin e 9 me 35 pikë, ndërsa Aston Vila në vendin e 11 me 33.