MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 24

Shumë tym e zhurmë, në derbi nuk ka fitues

05.03.2022 - 22:45

Derbi i radhës mes Tiranës dhe Partizanit, ashtu si shumë herë të tjera, ishte spektakolar në të gjitha aspektet, por në fund të dyja skuadrat ndanë nga një pikë në barazim pa gola.

Në fillim ishin tifozët e Tiranës që shpalosën banderola dhe ndezën tymuese të shumta. Pastaj ishte radha e tifozëve të Partizanit, të cilët nga sasia e shumtë e tymuese ndërprenë ndeshjen për disa minuta.

Pjesa e parë ishte e barabartë, ndërsa në të dytën Partizani ishte më kërkues dhe në mënyrë të pabesueshme Junior humbi një rast të artë. Një derbi “zjarr” në tribuna, por në fushë pa gola. Një pikë që duket se vlen më shumë për Tiranën kryesuese.