MENU
klinika

''Një ditë, në jetë''

Lule, fustan i bardhë dhe bomba… por, jo përrallë!

06.03.2022 - 22:05

       Janë çifti më i ri… i luftës. Bohdan dhe Iryna Manko vendosën të mos e anulojnë ceremoninë e martesës, në qytetin perëndimor të Lvivit, pavarësisht pushtimit rus. Të sapomartuarit kanë bindjen se, Ukrahinën e pret një e ardhme më e mirë.

Veshur me fustanin e nusërisë dhe me një tufë lule në dorë, Iryna, ishte pak nervoze, por gjendja ndryshoi rrethuar nga familjarët dhe miqtë e ngushtë, në ceremoninë tradicionale të krishterë.

“Janë kohëra të vështira, por ne jemi optimistë. Ne po luftojmë dhe do të fitojmë. Do të ndihmojmë me gjithçka mundemi, për të luftuar ndaj pushtimit rus dhe Ukrahina do të fitojë. Dasmën nuk e anuluam, me shpresën se na pret një e ardhme më e mirë, për të rindërtuar vendin e për të jetuar të lumtur këtu. Ndaj, ndihemi plot besim”, – tha dhëndri, Bohdan.


Çifti shpresonte para luftës që muajin e mjaltit ta kalonte në Romë, apo ndonjë qytet tjetër të Evropës, por planet i kanë shtyrë për shkak të luftës. Në vend të Romës, do të qëndrojnë në Lviv, për të ndihmuar bashkë me të tjerët, me gjithçka munden për t’i dhënë fund luftës.

“Nuk kishim ndonjë plan konkret, por shpresonim të shkonim në Romë, ndoshta… Atje, të kalonim muajin e mjaltit. Tani është e pamundur, ndaj do të na duhet të qëndrojmë këtu. Do të marrim pjesë me gjithçka që mundemi, me shpresën se muajin e ardhshëm do të organizojmë diçka të bukur, të dy bashkë” – ishte mesazhi i nuses.

“Hap dyert misioni diplomatik në Bruksel”

Apeli i kryeministrit Rama: Bëhuni pjesë e “TeamAlbania”!

"Të vijë në debat televiziv..."

Sali Berisha sfidon kryeministrin Rama pas lirimit

"Seanca parapake për gjykimin në themel të çështjes vazhdon"

GJKKO la të lirë Berishën, reagon SPAK: Do ta ankimojmë vendimin!

"Krijo qeveri teknike, mos e zvarrit kot"

U la i lirë, Sali Berisha mesazh Edi Ramës nga selia blu

Si abuzuan me tenderat e ndërtimit të Komisariateve të Policisë

SPAK çon për gjykim Plarent Ndrecën dhe 15 ish zyrtarë të institucioneve shtetërore!