MENU
klinika

Putin do ta shtypë butonin e kuq?!

Franca dërgon ilaçe në Ukrainë, përfshirë jodin që përdoret në rast të një shpërthimi bërthamor

06.03.2022 - 23:17

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian ka njoftuar se ka nisur dërgimin e ilaçeve urgjente në Ukrainë.Nga sa mësohet këtu përfshihet edhe tableta jodi që merret në rast të një sulmi bërthamor.

Një gjë e tillë ka ngritur dyshimet se mos Franca ka informacione se Vladimir Putin do të shkelë ‘butonin e kuq’.

Sot është dita e 11 e pushtimit dhe ofensiva ruse në Ukrainë nuk ka të ndalur. Ndërkohë në Irpin, një qytet në periferinë veriperëndimore të Kievit, gjatë evakuimit të civilëve janë regjistruar viktima, mes tyre dy fëmijë.

Ndërkohë, evakuimi në Mariupol ka dështuar për herë të dytë për shkak të sulmeve ruse. Vetëm 300 civilë kanë arritur të evakuohen. Evakuimi në këtë zonë ishte planifikuar të bëhej ditën e djeshme, mirëpo ushtria ruse nuk zbatoi armëpushimin në korridoret humanitare dhe u ndërpre.

Sakaq, më herët Zelensky paralajmëroi se Rusia po planifikon të bombardojë Odesën.