16.11.2018 - 19:05
Ish-partnerja e Puff Daddy, Kim Porter, modele dhe aktore e njohur në Amerikë është ndarë në mënyrë të papritur nga jeta një ditë më parë, në moshën 47 vjeçe.
Sipas “Tmz”, Kim, e cili kishte telefonuar mjekun e saj disa orë para se të gjendej e pajetë, kishte vuajtur për disa javë nga një sëmundje dhe dyshohet se kishte simptoma të pneumonisë.
Për momentin, megjithatë, shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura. Marrëdhënia midis Kim dhe Diddy zgjati nga 1994 deri në 2007, periudhë gjatë së cilës sollën në jetë tre fëmijë.