MENU
klinika

Shevchenko thirrje për ndihmë

Legjenda ukrainase: Tragjedi humane, mungojnë ilaçet

07.03.2022 - 14:57

Ish-futbollisti i njohur i Ukrainës, Andriy Shevechenko, po bën thirrje për ndihmë pas luftës që nisi në vendlindjen e tij, e cila po sulmohet ushtarakisht nga Rusia.

“Ndihem mjaft keq, jam i lënduar. Nuk mund t’i shikoj pamjet dhe të mos qaj. Jam i preokupuar për atë që po ndodhë. Dhe, pikërisht në këtë moment është lëshuar alarmi për një tjetër sulm ajror prej rusëve. Vendi im është duke u sulmuar”, deklaroi fillimisht Sheva.

“Lufta? Mendoj se është gjëra më e keqe dhe më e tmerrshme që mund ta imagjinojë çdo person në botë. Nuk ka gjë më të keqe sesa lufta. Në këtë moment po ndodh ferri në vendin tim.

Ka shumë refugjatë që kanë nevojë për ndihmë, persona në Ukrainë që kanë nevojë për ndihmë. Ndërkohë, ne e dimë se për çka luftojmë, për të drejtat tona, për tokën tonë, për atë në të cilën besojmë. Dhe, do të luftojmë deri në fund”, ka shtuar ai.

“Mendoj se jemi duke e fituar luftën, sepse po e demonstrojmë krejt vlerën tonë. Vendi po lufton për vlera evropiane, për një drejtim evropian. Për këtë, Bashkimi Evropian dhe vendet tjera janë në anën tonë dhe e ndiejmë këtë mbështetje. Ne luftojmë për vlera shumë më të larta, shumë më të rëndësishme, të cilat shkojnë përtej politikës.

Do të luftojmë për tokën tonë. Nëna ime, motra, miqtë dhe të afërmit e mi janë në Kiev, nuk e kanë lënë vendin. Dua ta falënderoj shumë presidentin ukrainas për kurajën dhe shpirtin, me të cilin po luftojmë për të ardhmen tonë”, nënvizoi trajneri ukrainas.

Ai thotë se e ndien thellë në shpirt zemrën dhe vuajtjen e bashkëkombësve. Shevchenko zotohet se do të mundohet të sigurojë sa më shumë fonde për t’i ndihmuar njerëzit në Ukrainë.

“Në këtë moment është një tragjedi humane. Janë disa spitale që janë bombarduar nga forcat ruse. Janë vrarë fëmijë, janë goditur njerëz derisa ishin duke fjetur në shtëpi. Është e pamundur ta shpjegosh atë që është duke ndodhur”, ankohet Sheva.

“Ne po kërkojmë vetëm fonde, sepse Ukrainës ka nisur t’i mungojë ushqimi, pajisjet mjekësore, ilaçet, të gjitha. Kemi nevojë ta bëjmë një mbështetje morale. Kemi nevojë për më shumë protesta, për më shumë njerëz që flasin për këtë dhe për humanitet”, – përfundoi legjenda ukrainase.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Statistikat e frikshme e shpallin mbrojtësin më të mirë të bergamaskëve

Gjimshiti bën 200 ndeshje në Serinë A me Atalantën

“Kthehem me buzëqeshje në fushë”

Broja rrëfehet pas dy ndeshjeve të para me Evertonin

Nga oferta 12 milionë euro për ta blerë te Seria A

Mirlind Daku zbulon detaje interesante

“Jamal, e tashmja dhe e ardhmja“

Lionel Mesi zgjedh pasardhësin e tij