MENU
klinika

Ku po shkojnë civilët që largohen nga Ukraina?

Kriza më e madhe refugjatëve që nga Lufta e Dytë Botërore

07.03.2022 - 12:57

OKB-ja e konsideruar krizën më madhe të refugjatëve në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, largimin e më shumë se 1.7 milionë civilë nga Ukraina për shkak të pushtimit rus.


Sipas Bashkimit Evropian, deri në 4 milionë njerëz të tjerë mund të përpiqen të largohen nga vendi.

Por ku po shkojnë këta miliona njerëz?

Refugjatët po largohen kryesisht në vendet fqinje në perëndim, me pjesën më të madhe të tyre në Poloni, ndërsa një pjesë kanë emigruar në Rumani, Sllovaki, Hungari dhe Moldavi.

Një numër shumë më i vogël ka shkuar në Rusi dhe Bjellorusi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN