MENU
klinika

Interesohen shumë klube

“Fluturon” kartoni i Brojës, Chelsea fikson çmimin

07.03.2022 - 16:13

Armando Broja vijon sezonin pozitiv në Premier League ndërsa e ardhmja e tij mbetet e gjitha për tu përcaktuar. Ylli kuqezi duket shumë i lumtur te Southampton, por kur pyetet për të ardhmen, nuk preferon të jap një përgjigje përfundimtare.

Ai është i vetëdijshëm se për të interesohen pjesa më e madhe e klubeve në ishull, ndërsa Chelsea pret fundin e sezonit për të vendosur përfundimisht.

Arsenal mbetet skuadra më e interesuar për sulmuesin shqiptar, me “topçinjtë” që kanë trokitur zyrtarisht në dyert e Chelsea për të kuptuar se çfarë kërkojnë blutë. Sipas mediave angleze, drejtuesit e Chelsea i kanë kthyer një përgjigje Arsenal, duke fiksuar çmimin për talentin e tyre.

Sipas “Daily Express”, blutë e vlerësojnë kartonin e Brojës me 58 milionë paund. Mbetet për t’u parë se si do të veprojë tani Arsenal, por e sigurt është se për Brojën do të dëgjojmë shumë deri në fund të sezonit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Shkëlqejnë 3 futbollistë të Kombëtares

Legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”