MENU
klinika

Kategoria e Parë, Java 22

Korabi “blindon” vendin e tretë, përmbys Tomori

07.03.2022 - 17:21

Korabi nuk njeh rivalë në Peshkopi. Dibranët fituan 1-0 ndaj Pogradecit në javën e 22-të të Kategorisë së Parë, duke “blinduar” vendin e tretë dhe duke u afruar me 7 pikë kreut.

Mjaftoi goli i Dragojit në minutën e shtatë për të marrë pikët e plota. Ndeshja e radhës është kundër Erzenit kryesues po në Peshkopi dhe dibranët kanë shansin për t’u futur në lojë për kalimin direkt në Superiore, gjithnjë nëse fitojnë.

Ndërsa Tomori përmbysi Maliqin në transfertë, duke fituar 1-2. Vendasit shënuan të parët në minutën e tetë dhe 1-0 u mbyll pjesa e parë. Në të dytën, Barjamajn në 59’ barazoi për beratasit dhe Pepa në 79’ shënoi golin e fitores.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN