Tani që numërimi i votave të djeshme pothuaj ka mbaruar, mund të hidhet një vështrim i përgjithshëm statistikor i votimit të djeshëm (jo veç e veç për secilën bashki).
Gjëja e parë që bie menjëherë në sy është pjesmarrja shumë e ulët, 30.2%. Vjet më 25 prill, nëterritorin e gjashtë bashkive, pjesëmarrja mesatare ishte 44.4%. Nga kjo rënie pjesëmarrjeje, pësuan firo në numër votash të dyja krahët, si mazhoranca edhe opozita. Por kjo e fundit pati pothuaj dyfish firo në numër votash.
LEXO EDHE:
Ylli Pata: Përmasat e rikthimit të ‘pluralizmit anti-amerikan’
Si rezultat i firos shproporcionale të numrit të votave, përqindja e mazhorancës u rrit nga 49%, në 55%. Ndërsa përqindja e opozitës ra nga 51% në 45%. Brenda opozitës, kandidatët e Berishës&LSI etj. regjistruan kuotën 31%, ndërsa ata të Bashës 14% (shihni tabelën shoqëruese).
*Votat që u plotësuan gabim më 25 prill u janë shtuar votave të vlefshme të partive, duke presupozuar shpërndarje gabimi proporcional të fletëve të pavlefshme.