MENU
klinika

Situata në Malin e Zi

Nazarko: Abazoviç, përcaktues i zhvillimeve të rëndësishme për vendin. Imponoi tranzicionin e qeverisjes të Gjukanoviç pas 30 vitesh

07.03.2022 - 22:45

Analisti Mentor Nazarko ka komentuar zhvillimet e fundit në shtetin fqinj, Malin e Zi.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24, Nazarko u shpreh se Mali i Zi është një realitet i ndarë përgjysëm elektoralisht në dy blloqe ku fati i Abazoviç është që përfaqëson një lëvizje ku lua rolin e “King Maker”.

Sipas tij Abazoviç ne një kohë mjaft të shkurtër ka arritur të  të jetë përcaktues i zhvillimeve të rëndësishme në vend.

“Mali i Zi është një realitet i ndarë përgjysëm elektoralisht në dy blloqe ku fati i Abazoviç është që përfaqëson një lëvizje ku luan rolin e “King Maker”.

 

Abazoviç ka arritur të përcaktojë në më pak se 2 vjet zhvillimet më të rëndësishme epokale të atij vendi të brishtë, të një shoqërie të ndarë. Në një shoqëri si kjo u është përplasur Lindja me Perëndimin, ku ka patur përpjekje për grusht shteti, ndikimi i fuqisë serbe ai ka arritur të përcaktojë zhvillime me natyre epokale. Ka arritur të tërheqë figura të reja, qarkullim të elitave. Të njëjtën gjë është duke imponuar dhe në qeverinë e re që do të formojë. Ka arritur të imponojë tranzicionin e qeverisjes së Gjukanovic që qeveriste prej 30 vitesh, ka ruajtur raporte të shkëlqyeshme me Kosovën dhe Shqipërinë.

Efekti përcaktues i tij pritet të ndihet në Ulqin që ka zgjedhje. Ai nuk ka një bastion të vetin atje. Pritet që të disafishojë numrin e votave për partinë dhe koalicionin e tij.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Si kryeministër do të ishte arritje epokale"

Nazarko: Abazoviç, mendje e fuqishme intelektuale