MENU
klinika

Premier League, Java 28

Tottenham me “5 yje”, shkatërron Evertonin

07.03.2022 - 23:57

Tottenham ka marrë fitoren më të thellë sezonale, duke fituar në shtëpi 5-0 ndaj Everton. Një sukses që u jep shpresë Spurs për një vend në Champions League, duke qenë se kanë 2 ndeshje më pak se rivalët.

Të besuarit e trajnerit Antonio Conte ishin dominantw ndaj atyre të Frank Lampard, ndërsa ndeshja u vendos në “shinat e duhura” prej minutës së 14-të kur Kean dërgoi topin gabimisht në rrjetën e tij pas një harkimi të Son.

Vetëm tri minuta më pas, koreano-jugori gjeti vetë rrugën e rrjetës teksa shfrytëzoi më së miri asistin e Kulusevskit. Në vazhdim, euforia e vendasve mbeti në dozat më të larta dhe në këtë formë nuk vonoi goli i tretë këtë herë me Harry Kane.

Sa i takon fraksionit të dytë të lojës, vendasit e nisën aty ku mbyllën pjesën e parë pasi ende pa u mbushur një minutë, Sessegnon shënoi golin e katërt pas asistit të Dejan Kulusevskit.

Në vazhdim, mirëpo Spurs nuk u ndalën dhe Kane realizoi fluturimthi pas një pasimi të Emil Hojbjerg. Në minutat pasardhëse, Tottenham menaxhoi në perfeksion avantazhin duke marrë tre pikë të rëndësishme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN