MENU
klinika

Deklarata

Meta dekreton Lleshaj/ Rama: Ka gjithmonë rrugëzgjidhje

16.11.2018 - 21:14

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas dekretit të Presidentit të Republikës Ilir Meta për Sandër Lleshajn si ministër i Brendshëm.

Në një status në Twitter, Rama thotë se ky veprim është një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje.

“Dekretimi i Sandër Lleshit ministër i brendshëm, një shembull kuptimplotë i faktit se edhe kur duket, sikur krisjet janë të pariparueshme a thyerjet të pashmangshme, ka gjithmonë një rrugëzgjidhje nëse ka #VullnettëMirë? Ministri i ri njeriu i duhur në vendin dhe kohën e duhur?”, shkruan Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN