MENU
klinika

Ndërhyrja e të fejuarit

Sportisti italian shpëton kampionen olimpike ukrainase

09.03.2022 - 13:31

Kampionia olimpike ukrainase e garës së skermës Olga Kharlan ka mundur t’i shpëtojë ferrit të luftës në vendlindjen e saj dhe tashmë është në Itali, pranë të fejuarit të saj, italianit të garave të skermës, Luigi Samele.

Ky i fundit ka bërë gati 900 kilometra me makinë për të shkuar dhe për ta marrë të fejuarën e tij në Hungari, në një garë me kohën. Olga Kharlan shkoi në Ukrainë për të ndihmuar familjen e saj pasi nisi lufta, por mbeti e bllokuar aty për shkak të bombardimeve.

Samele, falë ndëhyrjes së Komitetit Olimpik Rumun arriti të mundësojë largimin nga Ukraina të fejuarës së tij, e cila pas shumë peripecive mbërriti në Budapest (Hungari). Sportistja mori me vete edhe të motrën e nipin 1-vjeçar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luigi Samele (@gigisamele87)

“Jam e lumtur që u riktheva në Itali, por familja ime është ende në Ukrainë dhe mes bombardimeve. U largova pasi u krijua mundësia për të lëvizur, por frika ishte e madhe”, – tha Olga Kharlan, medalje ari në “Pekin 20028” (ka edhe një medalje argjendi e dy bronzi në Olimpiada).