Vazhdojnë bombardimet dhe rritet numri i atyre që kanë humbur jetën në Ukrainë. Sulmet ajrore ruse po vazhdojnë të jenë vdekjeprurëse për popullin ukrainas. Ushtria ruse e goditi mbrëmë një ndërtesë me popullsi civile në Sumy.
Me këtë rast, viktimë e sulmit agresor ishte edhe mundësi i ri ukrainas i Sambos, Artem Pryimenko, vetëm 16 vjeç. Lajmi është konfirmuar nga kreu i administratës militare rajonale të Sumyt, Dmytro Zhyvytskyy.
16 vjeçari ishte në banesën e tij dhe ai bashkë me familjen u vranë nga sulmi ajror rus. Së bashku me të, dy vëllezërit e tij, Igor e Kiril, po ashtu edhe nëna, babai dhe gjyshja e tij ndërruan jetë. Pryimenko ishte kampion i Ukrainës në SAMBO. Nga ky sulm u vranë 21 njerëz të pafajshëm. Kështu, po vazhdon të rritet numri i sportistëve të vrarë në Ukrainë.