MENU
klinika

Krizë dhe luftë...

Rama: Pas tragjedisë së pandemisë do t’i bëjmë ballë krizës energjetike

10.03.2022 - 11:04

Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një video të publikuar në facebook shprehet se sistemi shëndetësor u përball me peshën e pandemisë së COVID, dhe se falë angazhimit dhe vetëmohimit të stafit kjo sfidë u arrit të përballohej.

Gjithashtu Rama është ndalur edhe tek kriza energjetike si pasojë e luftës në Ukrainë, për të cilën thekson se edhe kësaj krize do t’i bëhet ballë .

Kujtojmë se pasditen e  së mërkurës mijëra qytetarë dolën në shesh kundër rritjes së çmimeve, ndërsa kanë paralajmëruar që protestat do të vijojnë deri sa të marrin një reagim nga institucionet përkatëse.

Statusi:

 

 

MIRË MËNGJES 😊
dhe më këtë video që tregon se si falë vetëmohimit të stafeve mjekësore e investimeve domethënëse, sistemi ynë shëndetësor e mbajti peshën e një tragjedie si pandemia që vjen një herë në 100 vjet, si edhe me bindjen se me të njëjtin vullnet e durim, do të mund t’i përballojmë edhe krizën energjitike bashkë me pasojat e luftës së egër në Ukrainë, ju uroj një ditë të mbarë

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit?