MENU
klinika

Çifti i famshëm

Arsyeja pse Shakira nuk martohet me Pique

10.03.2022 - 14:28

Është një ndër çiftet më të famshëm në botë. Kanë më shumë se 10 vite bashkë dhe kanë dy fëmijë, por Gerard Pique dhe këngëtarja Shakira nuk janë ende burrë e grua, por vetëm “partnerë”.

Sipas këngëtares së njohur, kjo situatë do të vazhdojë, pasi ajo nuk dëshiron të martohet me mbrojtësin e Barcelonës. Këngëtarja kolumbiane ka treguar se është shumë e lumtur përkrah Pique në familjen që kanë krijuar me të vegjlit Milan dhe Sasha.

“Nuk dua që të më shohë si gruaja e tij, por më shumë si e dashura. Si një fryt i ndaluar. Preferoj që ta mbaj gjithmonë në gatishmëri dhe të mendojë se çdo gjë është e mundur në bazë të sjelljes së tij”, – shpjegoi këngëtarja.

Ajo ka pranuar se e frikëson ideja e martesës dhe se nuk mendon se fustani i bardhë i shkon. Shakira pranoi gjithashtu se kishte vendosur të jetonte në Barcelonë për shkak të dashurisë që kishte për Pique, por shpreson që në të ardhmen të kthehet në Miami.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN