Një 25 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi akuzohet se ka përndjekur 3 shtetase.
Policia bën me dije se i ndaluar i është shtetasi me iniciale J.K. 25 vjeç i cili në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur 3 shtetase dhe i ka hapur faqe në rrjetet sociale me emrat e tyre.
Ndërkohë nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë (elektroshot).
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan shtetasin J. K., 25 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik”, “Përndjekja” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur 3 shtetase dhe i ka hapur faqe në rrjetet sociale me emrat e tyre. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë të ftohtë (elektroshot)”, thuhet në njoftimin e policisë.