MENU
klinika

''Barbarizëm!''

Ironia e fatit… Muzeu i Kharkivit mbron artistët rusë!

10.03.2022 - 16:04

        Teksa forcat ruse sulmojnë qytetin me artilerinë e rëndë dhe nga ajri, stafi në muzeun kryesor në Kharkiv rend në përpjekje për të siguruar veprat e çmuara artistike, shumë prej të cilave, me autorë rusë.

Ndërtesa e zbukuruar, imponuese qëndron ende, ndryshe nga disa të tjera në Kharkiv, por dritaret janë shpërthyer nga shpërthimet, suva dhe pluhuri mbulojnë dyshemetë dhe rrugët përreth janë të mbuluara me mbeturina.

“Ka mbi 25,000 vepra në koleksionin tonë,” – tha Maryna Filatova, drejtuese e departamentit të artit të huaj pranë Muzeut të Artit në Kharkiv, duke shtuar, se ishte një nga më të mëdhenjtë dhe më me vlerë në vend.

“Është thjesht ironi e fatit, që ne duhet të shpëtojmë veprat ruse, piktura të artistëve rusë, nga bashkombasit e tyre. Kjo është, thjesht, barbarizëm,” – u shpreh ajo, për ”Reuters”.

Në të gjithë Ukrahinën, miliona njerëz janë larguar nga luftimet, ndërsa shumë të tjerë kanë marrë armët për të zmbrapsur forcat ruse, që përparojnë. Përveç njerëzve dhe infrastrukturës, ka edhe përpjekje për të shpëtuar kulturën dhe historinë e vendit të tyre.

Në Odessa në bregun jugor, monumenti i Duc de Richelieu, guvernatori i qytetit në fillim të shekullit të 19-të, është mbrojtur me thasë me rëre, që janë grumbulluar rreth bazamentit dhe statujës, deri në lartësinë e supeve.