11.03.2022 - 11:14
Rritja e menjëhershme e çmimit të karburantit në vend ka nxitur qytetarët e Shkodrës që të shkojnë në shtetin fqinj në Malin e Zi për të mbushur karburant.
Çmimi 1.4 euro për litër ka bërë që dy ditët e fundit të ketë një dyndje të automjeteve në radhë drejt Malit të Zi, të cilët siç shihet nga video kanë mbushur bidonat me naftë.