MENU
klinika

Largimi nga lufta

OKB: Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë evakuuar nga Ukraina

11.03.2022 - 13:58

Më shumë se 2.5 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina deri më 11 mars, tha agjencia e Kombeve të Bashkuara e migracionit, të premten.

Shifrat e fundit tregojnë 200,000 refugjatë shtesë që nga raporti i fundit deri më 10 mars.

Në anën tjetër, , Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha të premten se të paktën 1.85 milionë njerëz u zhvendosën brenda Ukrainës.

Pjesa më e madhe e refugjatëve ukrainas ka hyrë në Poloni.

Roja Kufitare Polake tha të martën (8 mars) se mbi 1.2 milion ukrainas kanë hyrë në këtë vend – mbi 141,500 prej tyre vetëm të hënën.

Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka dhënë urdhrin për pushtim pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet më drejt lindjes./ Marrë nga REL

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8

"Përplasen shumë aspekte të të drejtës civile"

“Shteti Bektashi, ide fluturake” – Mazi: Cenohet Kushtetuta!

Ligji i miratuar në shkurt nuk ka nisur të zbatohet

Çfarë po ndodh me Lojërat e Fatit?