MENU
klinika

"Ky nuk është populli..."

Rama reagon për protestat e qytetarëve

11.03.2022 - 20:11

Ndërkohë që protestat kundër rritjes së çmimeve kanë hyrë në ditën e tretë, kryeministri Edi Rama ka reaguar, duke thënë se këto nuk janë protesta qytetare, por të nxitura nga opozita.

Me anë të një reagimi në twitter, kreu i qeverisë akuzon opozitën për organizimin e protestave, si një përpjekje e ulët për te manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e fshehur dorën. “Ky nuk është populli, po e njëjta pakice e zhurmshme ne kërkim të rrëmujës”, thotë Rama.

“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Kujtojmë që sot në ditën e tretë protestat janë intesifikuar duke u shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të varfrit duhet të hanë bukë dhe patronazhistët mos hanë më..."

Florian Binaj i drejtohet qeverisë: Kur shikon gjithë këta njerëz në shesh…

“Shqipëria bëhet për flamurin tonë, jo të partive”

Gazetari Marin Mema në protestën para Kryeministrisë: Këta që kemi në krye duan…

"Nuk u ulën çmimet, por u rrit frika e Ramës"

Protesta kundër rritjes së çmimeve, aktivisti ironizon kryeministrin


"The Telegraph" artikull për ‘shtëpitë e barit’

Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani?

Do merret vendim për…

PD mbledh Këshillin Kombëtar

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE