MENU
klinika

Thirrje shoferëve të fikin makinat

Protesta/ Qytetarët shpërndahen në rrugët e Tiranës

11.03.2022 - 20:47

Qytetarët e Tiranës janë grumbulluar për të tretën ditë radhazi para kryeministrisë për të protestuar për uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve ushqimore dhe duke thirrur “Rama ik”.

Me pankarta në duar, ata kanë ardhur nga disa anë të kryeqytetit dhe janë ndalur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë. Ata tashme kane lene sheshin perballe kryeministrise dhe jane shperndare ne rruget e Tiranes duke u kerkuar drejtuesve te mjeteve te fikin makinat.

Ndërkohë që protesta janë zhvilluar në të gjithë vendin përgjatë ditës së enjte, ku qytetarët kanë bllokuar akset kryesore të rrugëve.

Kujtojmë qe ditën e djeshme protesta u tensionua ku mbi 20 qytetarë janë shoqëruar për bllokimin e rrugës dhe për tubim pa leje. Sipas policisë, protestuesit nuk kishin marrë leje për organizimin e protestës, ndërsa për disa minuta ata bllokuan Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ky nuk është populli..."

Rama reagon për protestat e qytetarëve


"The Telegraph" artikull për ‘shtëpitë e barit’

Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani?

Do merret vendim për…

PD mbledh Këshillin Kombëtar

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE