MENU
klinika

Nga BBC

Çfarë është një krim lufte dhe a mund të ndiqet penalisht Putin?

12.03.2022 - 08:44

Nga Dominic Casciani, BBC

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka përshkruar sulmin në një maternitet dhe spital për fëmijë si një “krim lufte”. Mund të mos duket kështu por edhe lufta ka rregullat e saj, siç përcaktohet nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Këto janë të përfshira në traktatet e quajtura Konventat e Gjenevës dhe një sërë ligjesh dhe marrëveshjesh të tjera ndërkombëtare.

Çfarë është një krim lufte?

Civilët nuk mund të sulmohen qëllimisht. As infrastruktura që është jetike për mbijetesën e tyre. Disa armë janë të ndaluara, këtu përfshihen minat kundër personelit ose armët kimike ose biologjike.

Të sëmurët dhe të plagosurit duhet të marrin trajtimin e duhur, përfshirë edhe ushtarët e lënduar kanë të drejta si robër lufte. Ka ligje të tjera që ndalojnë torturën dhe gjenocidin, përpjekjen e qëllimshme për të shkatërruar një grup të caktuar njerëzish.

Veprat e rënda të luftës si vrasja ose persekutimi masiv i një grupi njerëzish konsiderohet si krime kundër njerëzimit, raporton abcnews.al

Akuzat për krime lufte në Ukrainë

Ukraina tha se sulmi ajror rus në maternitetin e Mariupolit ishte një krim lufte. Tre persona u vranë dhe 17 punonjës dhe pacientë të tjerë mbetën të plagosur. Ka pasur gjithashtu raporte se trupat ruse kanë shenjestruar civilët ukrainas teksa ata largoheshin përmes korridoreve humanitare.

Incidentet e shkaktuara nga bombat mund të konsiderohen si krim lufte. Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se Rusia ka përdorur eksplozivë termobarikë të cilët krijojnë vakum masiv. Këta eksplozivë shkatërrues janë të ndaluar dhe përdorimi i tyre i qëllimshëm shkel rregullat e luftës.

Shumë ekspertë argumentojnë se vetë pushtimi është një krim sipas konceptit të luftës agresive.

A ndiqen penalisht kriminelët e dyshuar për krime lufte?

Çdo vend ka për detyrë të hetojë krimet e dyshuara të luftës. Në Mbretërinë e Bashkuar, oficerët e lartë të policisë kanë thënë se do të ndihmojnë në mbledhjen e provave të krimeve të mundshme në Ukrainë.

Ka pasur disa gjykata që nga koha e luftës së dytë botërore duke përfshirë edhe gjykatën për krimet e luftës të kryera pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Një organ u krijua gjithashtu për të ndjekur penalisht personat që ishin përgjegjës për gjenocidin në Ruandë ku ekstremistët Hutu masakruan 800,000 persona në 100 ditë në vitin 1994.

Sot, Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) janq përgjegjës për rregullat e luftës.

A mund të ndiqen penalisht Putin apo udhëheqës të tjerë?

Është shumë më e lehtë të akuzosh një ushtar për krime lufte, sesa liderët që i urdhëruan ata ushtarë të qëllojnë. Por GJNP-ja mund të hetojw si vepër penale edhe një “ luftë të ashpër”.

Ky është krimi i një pushtimi apo konflikti të pajustifikuar, përtej veprimeve të justifikueshme ushtarake në vetëmbrojtje.

Pra, a ka ndonjë mënyrë tjetër për të ndjekur penalisht kwtw individw?

Efektiviteti i ICC – dhe mënyra se si e drejta ndërkombëtare vepron nuk varet vetëm nga traktatet, por nga politika dhe diplomacia. Dhe Prof Sands dhe shumë ekspertë të tjerë argumentojnë se zgjidhja qëndron tek diplomacia dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai u bën thirrje liderëve botërorë që të krijojnë një gjykatë të vetme për të ndjekur penalisht krimet e luftws në Ukrainë.