MENU
klinika

“Kërkojmë çmim tavan, të hiqen monopolet”

Pedagogu: Nëse qeveria s’tërhiqet, Dita e Verës, do të jetë dita e ferrit

12.03.2022 - 12:48

Aktivisti dhe pedagogu Ervin Goci nga protesta që po mbahet para Kryeministrisë kërkoi që të hiqen monopolet dhe të vendosen çmim tavan.

Gjatë fjalës së tij ai tha se nëse qeveria nuk e kupton situatën, Dita e Verës, do të dita e ferrit për ta.

“Kanë qenë ditë të bllokuara dhe shqiptarët nuk i binin as borisë. Shoqëria bashkohet në një pikë. Duhet të përmbysë sistemin. Kishim paralajmëruar dhe ja ku jemi. Jemi në dialog të gjerë me grupet e interesit, me të gjitha ata që duan të protestojnë. Në protestë, nuk godas asnjëherë simbolet politike. Kjo është protestë e të gjithëve. Në lidhje me kërkesat, nuk kam listë të gjatë. I kemi thënë i kemi prezantuar, kemi parë një komitet që funksionon si shtet paralel. Janë mbledh si në gosti ku i thotë kemi vjedh sa kemi vjedh po duhet ta ulim pak dorën. Kërkojmë hetim. Çmim tavan, heqje taksash, thyerje monopolesh, kontroll mbi burimet dhe të aktivizohet një kompani që konkurron në treg. Dita e Verës, nëse këta nuk e kuptojnë, do të bëhet dita e ferrit.”, tha ai

"The Telegraph" artikull për ‘shtëpitë e barit’

Si emigrantët shqiptarë pushtuan tregun e kanabisit në Britani?

Do merret vendim për…

PD mbledh Këshillin Kombëtar

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE