Policia e Lezhës ka arrestuar 1 protestues dhe ka proceduar 10 të tjerë, pasi akuzohen se bllokuan rrugën në shenjë proteste për rritjen e çmimeve.
NJOFTIMI I POLICISE
Bllokuan rrugën duke mos lejuar kalimin e automjeteve në të dy senset e lëvizjes në rrugën Lezhë-Shkodër, arrestohet në flagrancë 1 shtetas, si dhe procedohen penalisht 10 të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në protestë të paligjshme “, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”dhe “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë shtetasin Gj.Gj., banues në Lezhë, si dhe proceduan penalisht shtetasit E.L., K.Sh., K.Ll., F.Ll., E.Ll., A.N., L.N.,L.Gj.,G.K.,dhe D.F., pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shëngjinit” kanë bërë bllokimin e aksit rrugor Lezhë-Shkodër duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve nga të dy senset e lëvizjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, apelon për të gjithë qytetarët që të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve sepse do të përballen me forcën e ligjit.