12.03.2022 - 13:57
Në të gjithë vendin revolta qytetare është ngritur në këmbë për shkak të rritjes së çmimeve të ushqimeve dhe të karburanteve.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se në Klos është mbyllur marshimi paqësor që nisi në orën 11:00 siç ishte parashikuar dhe tashmë janë nisur drejt kryeqytetit me makina private.
Gjithashtu mësohet se me makina private pas protestës së zhvilluar në kryqëzimet kryesore të qytetit, qytetarët me makina private janë nisur në drejtim të Tiranës, aty ku po zhvillohet dhe protesta më e madhe paqësore e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve.