MENU
klinika

Nga Agron Gjekmarkaj

Zoti Basha, priteni “nyjen gordiane” dhe dorëhiquni. Të ngremë një komision pajtues në PD

12.03.2022 - 16:26

Kjo mbledhje ka vlerë historike se do merren vendime të pazakonta per këtë parti ! Unë jam natyrë emotive më shumë sesa racionale po këtë nuk ja njoh vetes per defekt!

Lufta civile është lufta më e ndyre e të gjitha luftrave! Do kisha preferuar të merrem me Qeverine , tju sherbeja demokratve , të argetohesha me retorike e stilistikë politike ! Por jo u perfshiva me duar thellë në balten e luftes civile që perfshiu PD. Kam besuar që kjo beteje duhej bërë. Koha ka treguar që ne po e humbasim këtë luftë. Ndaj mora pergjeqsinë time dhe u dorehoqa. Unë ende besoj shume që në krye të PD nuk duhet të jetë një person “non gratta” ! Nuk kam asgje personale me Sali Berishen por ende besoj që Berishizmi nuk mund të jetë e ardhmja.Në krye të PD nuk mund të jetë “non gratta”.Nëse kjo ditë vjen që edhe mund të ndodhe, unë nuk do jem me pjese e ketij grupi dhe anetar i kesaj Partie. Unë ju rri deklaratave dhe qendrimeve të mia. Dikush me quan “delirant” po pune e madhe, dikush gezohet po prape pune e madhe!

Në keto muaj kanë ndodhur ngjarje shume por personalisht kete debat që ka ndodhur në PD e quaj emancipues jo vetem per PD po edhe per Shqiperine. Nuk kam patur ndonje pengese per te folur e thene cfare mendoj e per kete ju falenderoj. Po kaq ju falenderoj per cfare keni bërë keto 9 vite per PD qe mua nuk me mjafton, qe ketij grupi nuk i mjafton, dhe as ju nuk ju mjafton. Personalisht duke e konsideruar veten kulturalisht katolik reflektoj në vazhdimesi dhe ju falenderoj me mirnjohje per mbeshtetjen që me keni dhenë. Po kaq gjera të shemtuara kanë ndodhur keto dite .

Nga koleget u fotografova me koleget ne parlament. U bera target. Une skam asnje mandat negocimi e as po bej te tille, une skam pretendime per lider, zevendes lider apo çerek lider. Ju me foltoren do bashkoheni , me ata negocioni por target beni mua.Agron Gjekmarkaj ku sheh ne sy , nuk me keni rival në asgje. Nuk kam asnje ambicje apo pretendim.Nje deputet i thjesht i cili vihet ne dizpozicion per ti sherbyer kesaj opozite. Z Basha kredibiliteti juaj është masakruar. Pergjeqesi kemi të gjithe , unë e mora timen mbi supe.

Ju jeni lideri , ju duhet ta prisni nyjjen gordiane. Ju duhet të dorhiqeni por duhet ta beni kete duke ja kerkuar edhe Sali Berishes. Nje komision i perbashket me personalitete mes nesh dhe foltores te ngrihet per ta pajtuar Partine dhe çuar drejt zgjedhjes se Liderit me gare! SB mbase nuk e pranon po le ta mbaje ai barren e refuzimit ! PD eshte ketu prej SB dhe prej jush ndaj ajo dyhet ta gjeje zgjidhjen pertej te dyve.

Edhe nese SB nuk e pranon kete ju duhet të dorhiqeni dhe ky grup parlamentare të gjeje zgjidhje politike e të menaxhojë partinë! Mes SB dhe LB une zgjedh ju zoti Basha po kjo nuk mjafton më! Në fushatë ndjeva zemerimin dhe perbuzjen e njerzve! Ajo duhet lexuar me pergjegjshmeri. Njerzit kanë nevoje per nje mit negativ per te justifikuar zemerimin e tyre. Kundershtaret tuaj ja kane dale t’ ju shnderrojne ju ne një mit të tillë. Ndja kjo pengese duhet hequr. Kjo pengese konsideroheni ju!

*Fjala sot në grupin e PD