MENU
klinika

Premier League, Java 29

“Stuhi” e Ronaldos, me 3 gola mposht i vetëm Tottenham

12.03.2022 - 21:26

Cristiano Ronaldo rikthehet magjishëm në fushën e lojës, duke realizuar plot 3 gola dhe Manchester United fiton 3-2 ndaj Tottenham. Një sfidë direkte, ku 3 pikët janë shumë me vlerë.

Një paraqitje e jashtëzakonshme nga kampioni portugez, i cili ka zhbllokuar ndeshjen me një gol të çmendur në minutën e 12-të, ka kthyer në avantazh ekpin e tij në të 38-ën, pas barazimit të përkohshëm të Kane, dhe ka vulosur fitoren e Djajve të Kuq në të 81-ën, pas autogolit të Harry Maguire.

Ky ka qenë tregolëshi numër 49 në nivel klubesh për CR7, i cili është bërë edhe lojtari i dytë më i vjetër (37 vjeç e 35 ditë) në historinë e Premier League që realizon tre gola në një ndeshje pas Teddy Sheringham në gushtin e 2003-shit (37 vjeç e 146 ditë).

Falë kësaj fitoreje, Manchester United është ngjiturnë vendin e katërt me 50 pikë, por ndjekësit e skuadrës së Rangnick kanë disa ndeshje për të rikuperuar.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin