MENU
klinika

Arsyeja

Pse Sidrit Bejleri është penduar në lidhje me Fifin në “The Voice”?

13.03.2022 - 11:48

Këngëtarja e njohur Fifi ka nisur hapat e parë të karrierës së saj në emisionin “The Voice of Albania”, ku fillimisht, në audicionet e fshehura, ajo u paraqit me këngën “Mercy on me”. Vetëm Sidrit Bejleri ishte ai që u kthye për këngëtaren duke e zgjedhur në skuadrën e tij. Më pas, në fazën e duleve, Fifi, 17 vjeç në atë kohë, humbi kundër një konkurrenti shumë të fortë.

Në një bisedë në “Ëndërrtjerrësit”, Sidriti u shpreh se është penduar që ka “përplasur” në fazën e betejave Fifin me Lundrim Paçukun, një nga konkurrentët në skuadrën e Sidritit i cili shkoi deri në finale.

“Ishin kaq të drejtë, të sinqertë, sa doja të përplasja ata që ishin [më të ngjashëm]. Jam ndjerë shumë keq kur i përplasa, se ka qenë dueti ‘Rrjedh në këngë e ligjërime’ që u ngrit salla [në këmbë]. Mund të bënte rrugë me tepër Fifi. Ajo dukej. Unë ia kam thënë që ‘artistllikun’ e kishte në gjak, pavarësisht se një 17-vjeçareje mund t’i tolerohen disa luhatje të intonacionit” – tha ai.

Sidriti shtoi se zgjedhjet kanë qenë të vështira se “The Voice” si format ka qenë më i shkurtër se formatet e tjerë të ngjashëm, pra konkurrentët dilnin shumë pak në skenë, diku te 6-7 herë dalje televizive.

Fifi ishte pjesëmarrëse në edicionin e parë të “The Voice of Albania”, ku fituese u shpall Rina Bilurdaku, ndjekur nga Marsela Çibukaj në vendin e dytë.