MENU
klinika

FOTO

Ambasadori i Izraelit për Lorik Canën: Model në fushë dhe jashtë saj

17.11.2018 - 10:55

Kryediplomati Boaz Rodkin ka takuar ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.

Ambasadori i Izraelit në Shqipëri, vlerësoi me nota maksimale Lorik Canën, ish-kapitenin e Kombëtares së Shqipërisë.

“Një kënaqësi e vërtetë të takohem me Lorik Canën, ish-kapitenin e Ekipit Kombëtar Shqiptar të Futbollit, aktualisht ambasador i futbollit të bazës për fëmijët në Shqipëri. Një model i vërtetë në fushë dhe jashtë saj”, shkruan ambasadori Rodkin në një postim të tij në rrjetin social “Facebook”.