MENU
klinika

Në protestën ku u bllokua Rruga e Kombit

Gjykata e Lezhës liron pesë qytetarët e arrestuar të premten

13.03.2022 - 13:14

Gjykata e Lezhës la këtë të diel të lire 5 personat e arrestuar ditën e premte, në lidhje me protestën e zhvilluar në Mirditë ku u bllokua për 60 minuta Rruga e Kombit në afërsi hyrje të Rrëshenit.

Në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtari Artan Hajredinaj pranoi kërkesen e prokurorit Ylli Pjeternikaj dhe vendosi masen e sigurisë “Detyrim paraqitje” për shtetasit me iniciale M.Ç., P.K., P.J., E.Gj. dhe Y.Z., banues në Mirditë.

Ditët e fundit dhjetra qytetarë janë arrestuar në të gjithë vendin në protestat që kanë përfshirë shumë qytete kundër rritjes së cmimeve.

Do merret vendim për…

PD mbledh Këshillin Kombëtar

“Ndarja nga Shqipëria në rrugën e integrimit europian, e gabuar”

Orban: RMV s’duhet ta humbë shpresën për në BE

Itinerari dhe çmimet për 4,000 garues nga Shqipëria dhe bota

Maratona e Tiranës rikthehet me edicionin e 8