Chelsea ka marrë një tjetër fitore në Premier League, teksa kjo e fundit ishte shumë e vuajtur në shtëpi, vetëm 1-0 ndaj Newcastle. Gjithsesi, Blutë e Londrës, edhe pse në qendër të vëmendjes për shkak të Abramovich, ia dolën në fund.
Goli i fitores për Chelsean u shënuan nga gjermani Havertz në minutën e 89-të. Tifozët në dëlir, por të shqetësuar për të ardhmen e klubit pasi klubi nuk dihet në dorën e kujt do të jetë.
Një moment paniku ndodhi për Armando Brojën në sfidën që Southampton luajti përballë Watfordit. Sulmuesi shqiptar u godit me bërryl nga portieri kundërshtar.
Stafi mjekësor i erdhi menjëherë në ndihmë 20 vjeçarit, i cili po vuante nga dhimbjet pas goditjes së rëndë. Pas disa minutash vëzhgim, u vendos që lojtari të dilte nga fusha e lojës. Vlen të theksohet se Armando Broja u fut në pjesën e dytë dhe nuk arriti ta çonte ndeshjen deri në fund.