MENU
klinika

Bombardimet ruse në Lviv

Në bazën ukrainase edhe veterania e luftës së Kosovës

13.03.2022 - 21:48

Duket se baza e bombarduar nga rusët në Lviv të Ukrainës nuk kishte vetëm ushtarë vendas. “Corriere della Sera” raporton se Qendra Ndërkombëtare e Paqes dhe e Sigurisë, e njohur ndryshe si Yavoriv Military Range, shërbente për trajnimin e vullnetarëve të huaj që i janë bashkuar Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë. Kjo e fundit lëshoi plot 30 raketa derisa gjithçka u shkatërrua.

Sot, zëdhënësi i Mbrotjes ukrainase u shpreh se nuk kishte informacion për prezencën e vullnetarëve të huaj në bazë. Por me kalimin e orëve gjithçka duket se po zbardhet.

Sipas raporteve të mediave holandeze, disa vullnetarë nga Holanda u plagosën në këtë sulm. Madje aty ka qenë edhe veterania e luftës së Kosovës, Joyce Koster. Të shtunën ajo u largua nga baza në fjalë, drejt frontit.

Sipas Moskës, ushtria ruse vrau 180 “mercenarë të huaj” në sulm. Shifra shumë më të larta se sa numri i dhënë nga ukrainasit që flasin për 35 viktima.