MENU
klinika

Kërcënon Rusia

“Pasoja të rënda nëse Finlanda dhe Suedia bëhen pjesë e NATO”

14.03.2022 - 09:16

Anëtarësimi i mundshëm i Finlandës dhe Suedisë në NATO do të kishte pasoja të rënda ushtarake dhe politike dhe do të sillte masa hakmarrëse nga ana e Rusisë. Paralajmërimi bëhet nga drejtori i departamentit evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, Sergei Belyayev.

“Është e qartë se anëtarësimi i tyre në Aleancë, e cila është kryesisht një organizatë ushtarake, do të sillte pasoja politike dhe ushtarake që do të kërkonin nevojën e rishikimit të marrëdhënieve me këto vende dhe të marrjen e masave hakmarrëse”, tha Belyaev për Interfax, të cilës i referohet ANSA.

NATO dërgon 30 000 trupa, 200 avionë dhe 50 varka në Norvegji për stërvitjet e Reagimit të Ftohtë 2022 që fillojnë më 14 mars. Stërvitjet ishin planifikuar prej disa kohësh, por, sipas BBC, në dritën e pushtimit të Ukrainës ato marrin një vlerë më të madhe edhe për shkak se mbahen jo shumë larg kufirit rus.