Që kur vendet perëndimore vendosën të vendosin sanksione të rënda ekonomike ndaj Rusisë, shumë oligarkë rusë janë përpjekur të gjejnë mënyra për të shpëtuar pasurinë e tyre.
Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian kanë vendosur sanksione të rënda, duke synuar jo vetëm bankat ruse dhe kompanitë e mëdha shtetërore, por edhe presidentin rus Vladimir Putin dhe shumë nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë. Sanksionet – rezultat i pushtimit rus të Ukrainës – i kushtuan elitës ruse më shumë se 80 miliardë dollarë vetëm javën e kaluar.
Ndërkohë, autoritetet evropiane tashmë kanë konfiskuar asetet luksoze të miliarderëve rusë, si jahte dhe vila. Megjithatë, ka shumë manjatë rusë , të cilët, për t’i shpëtuar sanksioneve, janë strehuar në vende që – të paktën deri më tani – nuk kanë vendosur masa kundër Rusisë.
Sipas BusinessInsider, Emiratet e Bashkuara Arabe , për shembull, po tërheqin oligarkë të sanksionuar për qëndrimin e tyre relativisht neutral ndaj Rusisë pas luftës në Ukrainë.
Andrei Scott, është një nga rusët që ka zgjedhur të transportojë jahtin e tij luksoz në Dubai. Më 1 mars, tre jahte të tjerë që i përkisnin miliarderëve rusë u ankoruan në ujërat e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ka edhe shumë biznesmenë rusë që zgjedhin Maldivet për të dërguar jahtet apo avionët e tyre luksoz, duke shmangur kështu sanksionet.
Ndërkohë një tjetër oligark rus, Roman Abramoviç ka zgjedhur që jahtin e tij lukso ta “fshehë” në Malin e Zi.
Në këtë pikë kujtohet se në votimin e parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së kundër pushtimit rus më 25 shkurt, Emiratet e Bashkuara Arabe abstenuan dhe nuk e kundërshtuan fuqishëm Rusinë.