MENU
klinika

"Ku t’i gjejë shteti paratë?!"

Rama: Ose do paguajmë diferencën e biletës për ata që hipin në autobus, ose…

14.03.2022 - 12:43

Kryeministri Edi Rama iu drejtua protestuesve gjatë një takimi me pensionistët se ka dy rrugë për zgjidhjen e rritjes së kostos si pasojë e krizës ku ndodhet vendi.

Rama deklaroi se qeveria ose do paguajë diferencën e biletës që qytetarët të mos e ndjejnë diferencën ose do heqë taksën e karburantit.

“Për muaj të tërë që po financon nga buxheti dhe sapo shfaqen shenjat dhe unë dal atje dhe them brenda javës do kemi paketë mbështetëse, dalin dhe thonë nuk duhet ta lëmë këtë herë të na shpëtojë. Kush do u shpëtojë këtyre? Unë? Kjo është e turpshme.

Fyen kombin shqiptar sepse ne nuk jemi njerëz. Shqiptarët nuk janë njerëz kaq të lidhur me zorrët. Të tjerët po lënë jetën dhe po shkatërrohen totalisht. Ne jemi vend i NATO-s. Jemi vend i Europës. Ne e dimë çfarë do të thotë të jetosh në diktaturë. Qeveria po bën gjithçka mundet për të mbështetur sa më shumë njerëzit. Na tregojnë këta që ne qenkemi vend i tillë. Dalin dhe protestojnë në emrin tuaj.

Çfarë kërkojnë me iphone dhe x5? Kërkojnë të hiqet taksa e karburantit. Pë rata mijëra që hipin në autobus ka dy rrugë. O do ju paguajmë ne diferencën e biletës që të mos ndjejnë që diferenca është 2-fishuar ose do heqim taksën e karburantit. Se nga diku do vijnë paratë. Se ku i gjen shteti paratë?!”, u shpreh Rama.

Rama foli edhe për paketën e rezistencës sociale për të mbrojtur kategoritë e pensionistëve dhe grupeve të tjera të rriskuara nga kërcimi i çmimeve të produkteve të shportës.

“Ne kemi bërë një paketë që do mbështesë mbi 400 mijë pensionistë të gjithë atyre kategorive që kemi përmendur. Pensionistë që kanë statuse të tjera. Pensionistë që marrin më pak se gjysma e pagës minimale.

Janë mbi 400 mijë që do mbështeten. Bashkë me gjithë personat me aftësi të kufizuara. Bashkë me familjet me ndihmë ekonomike. Sa është rritur shporta duke u bazuar te INSTAT. 25 mijë lekë plus. Atëherë do kenë 30 mijë lekë në muaj për tre muaj rresht me shpresën që kjo do stabilizohet”, u shpreh Rama.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Energjia elektrike/ "Protestat janë turp kombëtar"

Rama: Në faturat e radhës do vendosim edhe koston reale!

"Luftën nuk e nisëm ne, por do ta përballojmë"

Rama publikon 7 masat e Paketës së Rezistencës Sociale