MENU
klinika

“Mali i Zi, objektiv tërheqës për Moskën”

Paralajmërimi i Escobar: SHBA duhet të…

14.03.2022 - 13:46

I dërguari i SHBA në Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka deklaruar se Mali i Zi mbetet një objektiv tërheqës për Moskën. Sipas tij, kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e saj euroatlantikë duhet të shtojnë përpjekjet kolektive për të kundërshtuar veprimet armiqësore të presidentit rus Vladimir Putin.

E njëjta ideologji e gabuar po e shtyn Kremlinin të parandalojë dhe ngadalësojë integrimin euroatlantik të Ballkanit, tha Escobar për të përditshmen malazeze, Vijesti.

Ai u bëri thirrje të gjithëve në Ballkanin Perëndimor që ta mbajnë Putinin përgjegjës për pushtimin e Ukrainës.

“Derisa shpaloset kjo katastrofë humanitare, ju duhet ta pyesni veten se për çfarë është gati Putin gjetkë në botë, përfshirë edhe Ballkanin Perëndimor”, tha Escobar.

Duke ndjekur politikën e Bashkimit Evropian, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur sanksione kundër Rusisë më 1 mars, por nuk i ka marrë vendimet e nevojshme për t’i zbatuar ato.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Borell vizitë në Maqedoninë e Veriut

“Të përkushtuar për të mbështetur Ballkanin”