MENU
klinika

Protestat për çmimet

Zheji: Rama i frikësuar, po të mos të kishte manifestim do të ishte ende në Dubai

14.03.2022 - 16:59

Ditët e fundit, shumë qytete shqiptare, me në krye Tiranën, kanë zhvilluar protesta qytetare, që në fokus kanë uljen e çmimeve të naftës dhe produkteve të shportës.

Në studion e “Pikat Mbi I” u diskutua pikërisht kjo protestë, ku të ftuar ishin dy analistët, Artur Zheji dhe Fatos Lubonja. Zheji tha se kryeministri Rama ka frikë nga protestat dhe se masat e ndërmarra nuk plotësojnë nevojat.

Nga ana tjetër, Lubonja theksoi se veprimet e qeverisë, janë bërë “sa për të mbyllur gojën”.

Diskutimi:

Zheji: Rama të merrte një këshilltar të një vendi serioz për ta këshilluar. Ne e marrim e nxjerrim naftën dhe e shesim për 5 lekë. U ngritën disa deputetë të PS që bënë pak zhurmë për milionat dhe më pas u mbyllën, u shuan. Kjo është situatë më e rëndë se sa biberoni që na kujtoi sot Rama e tubit të naftës. Rama harron se edhe fakti që po del çdo ditë në ekran, i veshur në mënyrë anti-konformiste, si populli, i bën nën presionin e protestës. nëse s’do të ishte protesta, do të ishte ende në Dubai, për qokë. Atë protesta e tremb. Instinktet politike i ka të mprehta. Ai e di që kur njerëzit dalin në rrugë mund të kthehet në një ortek për t’u pasur frikë. Masat e marra deri më tani, janë për të qetësuar situatën pasi ai nuk ka para për të subvencionuar këto masa. E ka arkën e shtetit të shteruar, kjo është drama e dramave.

Lubonja: Pse Rama i thotë njerëzve do të dua të paguajnë dritën. Nëse jemi në hall të madh, del kryeministri dhe thotë 1, 2, 3. Në Itali s’kanë dalë njerëzit në rrugë. Qeveria duhet të jetë e gatshme për të reaguar. Është një akumulim i madh. Në Itali doli që edhe çmimi i naftës është rezultat spekulimesh më shumë. Tek ne janë këto abuzime, nuk mund të thuhet që kjo padrejtësi është krijuar dhe do të zgjidhet tani. Kjo është për t’u mbyllur gojën njerëzve. Tirana po kafshohet çdo ditë. Siç kanë bërë me të gjithë Shqipërinë, lumenjtë. Kjo është filozofi, por që ky s’e ka ndaluar. Këta janë njerëzit që duan kryeministër të pa përgjegjshëm, për t’u sjellë në mënyrë të pa përgjegjshme. Ai po bën këtë moment ashtu siç bëri me studentët, për t’i mbyllur gojën. Ne jemi për të ngritur problemet përtej përditshmërisë. Ai bëri disa veprime, disa mund të realizohen e disa jo. Njerëzit janë në protestë, por kjo ishte e madhe e preku të gjithë.

Zheji: Ai thotë që rroga minimale është 300 mijë lekë, rreth 7 dollarë në ditë, njëjtë si Afrika. Këtu e ke ndihmën ekonomike 60 euro. Një kryeministër serioz rifillon një buxhet të mirë. Nuk bëhet me dy lekë dhe 5 lekë aty. Jo të lesh shkolla e spitale pa bërë dhe mbledh buxhetin. Kjo harxhon lekët për disa muaj dhe rifillon nga e para. Duhet ridiskutuar buxheti dhe të hidhen themelet e një shteti që prodhon e jo thjesht që argëton pushuesit e muaj gjatë verës edhe kaq.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi”

Sali Berisha paralajmëron kryeministrin: Edi Rama mos luaj me shqiptarët

Energjia elektrike/ "Protestat janë turp kombëtar"

Rama: Në faturat e radhës do vendosim edhe koston reale!