MENU
klinika

Rritja e çmimeve vjen për të gjithë…

Borrell, në Tiranë: Fatura e energjisë në vendin tim, Spanjë, është gjashtëfishuar

15.03.2022 - 14:15

Përfaqësuesi i lartë për Politikën e Jashtme në BE Josep Borell ka folur në Tiranë për rritjen e çmimeve që ka përfshirë gjithë Europën duke theksuar se rritja e çmimeve nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë por eshtë pasojë e luftës në Ukrainë.

“Është një varësi e ndërvarur e të gjithëve ne nga Rusia. Rusia po e përdor si armë ndalimin e eksporteve. Kjo ceshtje nuk ka të bejë vetëm me Shqiperine, është pasoje e luftës”, tha Borell.

Ai mori si shembull për rritjen e çmimeve, vendin e tij Spanjën ku një faturë energjie ka arritur në 500 euro.

“Në Spanjë, nga 50 euro që ka qënë më parë, tani ka shkuar 500 Euro. Janë rritur cmimet me të paktën 6 fish. Më shumë se dy euro litri i naftes për makinën që përdor në Bruksel”, tha Borell.

Teksa çmimet e energjisë në vende si Spanja janë gjashtëfishuar sic deklaron zyrtari i BE, qytetarët shqiptarë nuk po e ndiejnë rritjen në faturat e tyre sepse qeveria shqiptare ka marrë përsipër të subvencionojë gati 80 % të faturës së tyre.

Shqiptarët e paguajnë faturën e energjisë me cmimin 9.5 lekë për kwh njësoj si para krizës.