MENU
klinika

Nga New York Times

Evropa u zgjua! Si pushtimi rus e transformoi papritur

15.03.2022 - 17:49

Përgjigja e Evropës ndaj pushtimit rus të Ukrainës ka paraqitur një mundësi që ishte e vështirë të imagjinohej një muaj më parë: Bashkimi Evropian si një superfuqi që mund të ndryshojë rendin global, duke promovuar vlerat liberale demokratike në mbarë botën.

Para luftës, BE-ja është fokusuar kryesisht në rritjen ekonomike. Ajo i rezistoi thirrjeve, veçanërisht nga SHBA-ja, për të rritur shpenzimet e saj ushtarake.

Pushtimi i Vladimir Putin i bëri vendet evropiane të jenë më agresive.

Ata vendosën sanksione të ashpra, duke ndihmuar në dobësimin e ekonomisë ruse dhe po punojnë për të ndërprerë tregtinë me Rusinë. Ata kanë dërguar armë dhe ndihma të tjera në Ukrainë. Disa rritën shpenzimet ushtarake, dhe udhëheqësit u takuan në Francë gjatë ditëve të fundit për të koordinuar përpjekjet e tyre.

Udhëheqësit e Francës dhe Gjermanisë i bënë presion Putinit në një telefonatë për të rënë dakord për një armëpushim.

Angazhimet e reja të Evropës mund të ndihmojnë në kundërshtimin e rrëshqitjes globale demokratike të 15 e ca viteve të fundit. Dështimi i demokracive për t’u ngritur për veten e tyre e mundësoi pjesërisht atë ndryshim.

Por një Evropë më e ashpër, si dhe reagimi i ashpër i vendeve të tjera ndaj pushtimit të Rusisë, tregon se demokracitë janë ende të gatshme të përdorin pushtetin për të kundërshtuar autokratët.

A man inspects a broken window, after Russia launched a massive military operation against Ukraine, in Kyiv, Ukraine February 26, 2022. REUTERS/Valentyn Ogirenko TPX IMAGES OF THE DAY

“Kombet dhe njerëzit demokratikë po i dërgojnë një mesazh të bashkuar Putinit se demokracia ka rëndësi dhe autoritarët nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar, dhe kjo është e fuqishme”, tha Michael Abramowitz, presidenti i Freedom House.

BE është shpesh i përçarë, i përbërë nga kombe dhe grupe etnike që luftuan me njëri-tjetrin për shekuj dhe kanë interesa dhe vlera të ndryshme, ndonjëherë konkurruese. Vota e Britanisë në vitin 2016 për t’u larguar nga bashkimi tregon se deri ku mund të shkojnë ndarje të tilla.

Por BE-ja ka ecur në një drejtim më të bashkuar me kalimin e kohës. Megjithëse nuk është një vend i vetëm, në shumë mënyra ai vepron si një.

Ajo që filloi si një organizatë e gjashtë kombeve tani përfshin shumicën e popullsisë së kontinentit, me 27 vende si anëtarë. Shumica ndajnë të njëjtën monedhë dhe i hapin kufijtë njëri-tjetrit dhe të gjithë dërgojnë përfaqësues në degët legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore me kompetenca në të gjitha aspektet e jetës evropiane.

Përgjigja e BE-së ndaj pushtimit të Rusisë ishte një tjetër hap unifikues – ai që mund ta shtynte Evropën nga roli i saj pasiv në një forcë demokratike me ndikim në mbarë botën.

Një Evropë e fjetur

Mosveprimi i mëparshëm i Evropës i ka rrënjët në Luftën e Dytë Botërore. Pas mizorive të luftës dhe Holokaustit, Gjermania u anua drejt pacifizmit, duke refuzuar të ndërtonte ushtrinë e saj ose të dërgonte armët e saj në zonat e konfliktit. Si anëtari më i populluar dhe më i pasur i BE-së, qasja e saj pati një ndikim të madh në kontinent.

Pushtimi rus i Ukrainës i detyroi papritur liderët e kontinentit të përballen me perspektivën se qëndrimi i tyre po dështon një nga qëllimet themelore të BE-së: parandalimin e luftës në Evropë. Në atë që tingëllon si një paradoks, BE-ja mund të ketë nevojë për fuqi më të madhe ushtarake për të penguar më shumë luftë.

“Paqja merrej si e mirëqenë,” më tha Jana Puglierin, një anëtare e lartë e politikës në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. Nuk është më kështu, shtoi ajo.

Gjermania u zhvendos brenda disa ditësh pas pushtimit për të shpenzuar më shumë për të rindërtuar ushtrinë e saj. Të tjerë morën angazhime të ngjashme, duke përfshirë Austrinë, Danimarkën dhe Suedinë.

Në planin afatgjatë, një Evropë e rigjallëruar mund të ndihmojë në rinovimin e një rendi global të plagosur të udhëhequr nga një Perëndim demokratik.

Një mënyrë që kjo mund të ndodhë është me Evropën që mbron veten në mënyrë më agresive.

Si ekonomia e dytë më e madhe në botë, Evropa mund të përdorë gjithashtu pasurinë e saj për t’iu kundërvënë kërcënimeve ndaj vetes ose ndaj demokracisë jashtë vendit – me sanksione, investime financiare dhe politikë tregtare.

BE ka luajtur një rol në zgjerimin e një rendi demokratik global më parë. Pas rënies së Bashkimit Sovjetik në 1991, përqafimi i BE-së i vendeve të Evropës Lindore fuqizoi demokracitë e reja, nga Bullgaria në Lituani. Ky “ishte një nga projektet më të mëdha të promovimit të demokracisë në historinë e fundit,” më tha Timothy Garton Ash, një historian në Universitetin e Oksfordit.

E ardhmja nuk është aq e thjeshtë sa një luftë e re e ftohtë mes demokracive dhe autokracive.

India, demokracia më e populluar në botë, është miqësore me Rusinë dhe ka refuzuar të dënojë luftën e Putinit në Ukrainë. Brenda Evropës, institucionet demokratike janë përkeqësuar në Poloni dhe në Hungari. “Ka probleme serioze të brendshme brenda Evropës,” tha Mujtaba Rahman, një analist në Eurasia Group.

Një pyetje e rëndësishme mbetet pa përgjigje: A do të zgjasë vendosmëria e re e Evropës?

Evropianët po përballen me krizën e refugjatëve dhe rritjen e çmimeve të ushqimit dhe gazit si rezultat i luftës dhe sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë.

Kjo mund të ushqejë një reagim kundër politikanëve që kanë mbështetur në mënyrë agresive Ukrainën – dhe të shkurtojë rrugën në të cilën është Europa tani.

Burimi: New York Times

Përktheu dhe përshtati: Konica.al

 

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza e Joschka Fischer/ Project Syndicate

BE duhet të përballojë jo një, por tre fqinj problematikë!