MENU
klinika

Pushtimi rus

“Kur do të ndërhyjë NATO”, Stoltenberg vihet në siklet nga gazetari ukrainas

15.03.2022 - 18:06

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg gjatë një konferencë për shtyp është vënë në presion nga një gazetar ukrainas, e cili e ka pyetur atë se kur NATO do të ndërhyjë në konflikt, shkruan BBC.

Stoltenberg tha se NATO do të përfshihej ushtarakisht vetëm nëse Rusia do të sulmonte një nga 30 anëtarët e saj, në të cilën Ukraina nuk bën pjesë.

“Përgjegjësia jonë si aleancë është të mbrojmë të gjithë aleatët e NATO-s. Ne e kemi thënë se jemi të gatshëm ta bëjmë këtë, duke rritur praninë tonë në pjesën lindore të aleancës sonë,” tha Stoltenberg.

Ai vuri në dukje gjithashtu mbështetjen që anëtarët e aleancës i kanë dhënë ushtrisë së Ukrainës gjatë viteve të fundit.

“Ushtria e Kievit është “më e madhe, më e fortë dhe më e trajnuar se në vitin 2014” si rezultat i kësaj ndihme,” përfundoi Stoltenberg.

“Municionet ‘Made in Kosova’, një ambicie ende e largët”

Marrëveshja me Turqinë për ndërtimin e fabrikës mbahet sekret!

Sa pensionistë do të përfitojnë në Tiranë

Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

"Ka patur përplasje në sallë! Të pandehurit u larguan nga salla kur…"

Dëshmia ne Nuredin Dumanit në gjykatë, gazetarja Lala zbardh detaje